Këto duartrokitje janë të gjitha për Erdenis Gurishten, lojtarin e Vllaznisë që rrezikoi ndjeshëm në ndeshjen ndaj Laçit.
Në fund të lojës shkodrani i Laçit Valdano Nimani bën një ndërhyrje të paqëllishme por që për Gurishten rezulton gati fatale. Lojtari i Vllaznisë goditet pas koke dhe bie pa ndjenja. I menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e stafit mjekësor. Gurishta u transportua me shpejtësi me ambulancë në spitalin rajonal të Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e shpejtë e ndërsa në stadium pllakosi heshtja. Menjëherë pas ndeshjes ka mbërritur trajneri Cungu më stafin e tij, vetë Nimani i cili e goditi në mënyrë të paqëllimshme, drejtues të Vllaznisë dhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi. Pas ekzaminimeve të para dhe një skaneri të bërë mjeku i Vllaznisë Ilirjan Haxhaja thotë se Gurishta fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.Në gatishmëri për Gurishtën është edhe një helicopter që ka mbërritur nga Tirana. Megjithatë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe ka dhënë reagimet e para duke qenë një shpresë e madhe se shumë shpejt Gurishta do të jetë sërish në fushën e stërvitjes.