Futbollisti i Vllaznisë Erdenis Gurishta shfaqet me këmbë në tokë duke deklaruar se objektivi i Vllaznisë këtë sezon nuk është fitimi i titullit kampion. Pavarësisht se ekipi mban vendin e parë në renditje, 6 pikë nuk janë shumë shprehet mbrojtësi shkodran duke treguar se objektivi i kuqebluve është dalja në Kupat e Europës.

Ndeshjen me Tiranën kapiteni i Vllaznisë Gurishta e sheh njësoj si të gjitha takimet e tjera por nuk fsheh se kjo përballje ka një emocion më shumë.

Gurishta zbulon se ka disa oferta nga ekipe jashtë Shqipërisë dhe në verën e 2021 mund të transferohet në një ekip tjetër.

Gurishta këtë sezon mban shiritin e kapitenit tek Vllaznia duke qenë kështu një prej lojtarëve bazë në formacionin e kuqebluve.

Artikulli paraprakTIRANA-VLLAZNIA, BRDARIÇ: TË JAPIM MAKSIMUMIN
Artikulli tjetërNIS NGA PUNA GJYKATA KUSHTETUESE, JA ÇFARË VENDOSI MBLEDHJA E GJYQTARËVE