Këto janë pamjet e rrugeve që përshkojnë Lezhën në këto ditë gushti.

Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh here bllokim total të qarkullimit rrugor.

Situata më problematike paraqitet në superstraden Milot-Balldre, rruget drejt zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales si dhe rruget e brendshme të qytetit të Lezhës.

Trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme në Lezhë çdo sezon veror, pasi rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve i cili 10- fishohet kryesisht përgjatë muajit gusht. Ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të përdorin rruget dytësore për të shmangur trafikun e rënduar, i cili pritet të jetë prezent deri në ditet e para të muajit shtator.

Artikulli paraprakMURTAJA E DHENVE, KRYEVETERINERI: TË BËHET KUJDES
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDESHJE KONTROLLI NDAJ EKIPIT U-21