I kthyer në destinacion turistik mjaft të pëlqyer gjatë viteve të fundit, numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje të konsiderueshme gjatë muajit gusht.E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë shqiptaret e Kosoves, por nuk mungojnë as turistet e huaj.

Përveç ujit të kristaltë dhe rërës kurative, pushuesit vlersojnë cilësinë e shërbimeve në Shëngjin, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.

Hotelerit po punojnë me kapacitet të plotë dhe i gjithë muaji gusht është i pronotuar thonë operatoret turistik në Shëngjin.

Me një vije bregdetare 26 km bregdeti i Lezhës është një nga qendrat më të vizituara të bregdetit të Adriatikut, ndërsa objektivi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik.

Artikulli paraprakKURTI: MOMENTI TË FLASIM PËR HEKURUDHËN PRISHTINË-DURRËS, NË ZEMËR TË SË CILËS DO TË ISHTE SEGMENTI GJAKOVË-SHKODËR
Artikulli tjetërPËRMBYLLET FESTIVALI I MUZIKËS MODERNE