KRYEMINISTRI TAKON KREUN E SHTETIT NJË DITË PAS AKUZAVE PËR BUXHETIN.Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Presidentës gjatë paradites së sotme, ku ka  zhvilluar një takim të shkurtër me Kreun e Shtetit, Bujar Nishani.Kjo vizitë e papritur në Presidencë vjen pas disa takimeve rradhazi ku është diskutuar për zgjedhjen e Guvernatori të Ri të Bankës

së Shqipërisë, por deri tani duket se nuk është gjetur gjuha e konsensusit për emrin që do të pasojë Ardian Fullanin.Pak ditë më parë Presidenti Nishani priti në takime të veçanta, kryeministrin Edi Rama,kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.Por takimi i Kryeministrit me Presidentin Nishani vjen edhe një ditë pasi Presidenca u ankua për buxhetin që i është përcaktuar për vitin 2015.Përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamentare Presidenti Nishani theksonte se fondi për Presidencën është ulur me 3.4%, çka rrezikon seriozisht disa prej aktiviteteve që ky institucion ka në axhendë për të organizuar për vitin që vjen.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/iFBPwoIiLts?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakLAMTUMIRË, DOKTOR FLORI!
Artikulli tjetërBORDI I RI I VLLLAZNISË, KRYEFJALA E “STAR SPORT”