Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot vendimet e marra nga Këshilli Mbikëqyrës, duke theksuar se është gjykuar një lehtësim i qëndrimit të politikës monetare. Në një deklaratë për mediat, Sejko tha se ekonomia shqiptare është rritur dhe pritet një rritje edhe në vazhdim. Po ashtu, guvernatori sqaroi se inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi një nivel mesatar prej 2% në tre mujorin e dytë duke shënuar një rënie të lehtë ndaj tre mujorit paraardhës. Guvernatori Sejko tha gjithashtu se “kursi i këmbimit të lekut ndaj euros vazhdon të shfaqe tendenca forcimi”.
“Në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës i BSH gjykoj të nevojshme një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare. Në vijim do të sqaroj vendimin e sotëm.
Inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi një nivel mesatar prej 2% duke shënuar një rënie të lehtë ndaj tre mujorit paraardhës. Rënia e inflacionit gjatë kësaj periudhe është diktuar nga rënia e çmimit të naftës dhe rritja e ngadaltë e çmimeve të qirave. Inflacioni i çmimeve të ushqimeve shënoi një rritje të lehtë. Në aspektin makro ekonomik rënia e inflacionit gjatë 2024 ka pasqyruar rënien e inflacionit të importuar. Rritja ekonomike 2024 është mbështetur nga rritja e konsumit familjar dhe investimeve në ekonomi. Këshilli Mbikëqyrës Vendosi të ulë me 0.25 pikë % normën bazë të interesit nga niveli 3% në 2.75 %. Të ule me 0.25 pikë përqindje normën e interesit të depozitës një ditore nga niveli 2 % në 1.75% Të ulë me 0.25 pikë përlindje normën e interesit të kredisë një ditore nga niveli 4% në nivelin e 3.75%”, tha nder te tjera Guvernatori.