Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, Bashkia Vau Dejës ka mbledhur shtabin e emergjencave. Nen Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Admir Hasmagaj në një prononcim për mediat, ka bërë me dije situaten e krijuar, ku thuajse i gjithë territori i bashkisë me përjashtim të njësisë administrative Bushat, ka mungesë të energjisë elektrike.
Nga ana tjetër dëmët janë të konsiderueshme edhe në serat bujqësore
Ne te gjitha fshatrat ka demtime ne banesa , ne stalla apo hangare te rezervave ushqimore. Bashkia vau dejes do vijoje punen ne inspektimin dhe vleresimin e demeve te shkatuara per tu ardhur ne ndihme banoreve te saj