Rreth 2500 subjekte do t’I nënshtrohen kontrolleve përgjatë vitit 2025 nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit në Shkodër. Drejtori rajonal, Ramir Haderi tregon se vetëm për muajin janar janë parashikuar kontrolle në 160 subjekte në sektorin e ushqimit dhe mbrojtjes së bimëve.
Drejtori Haderi tregon se po punohet edhe për ndalimin e tregjeve te hapura.
Si shkak I kontrolleve të vazhdueshme të AKU Shkodër, ka parandaluar shitjen e produkteve të skaduara ndërsa ka rritur sigurinë për të gjithë konsumatorët në Shkodër.