Myftinia Shkodër ka organizuar në bibliotekën e qytetit, ceremoninë e akordimit të titullit: “Mirënjohja e Qytetit”, për Myftiun e Shkodrës (1959-1967), Hafiz Xhemal Çanga. Ceremonia është përshëndetur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili ka vlerësuar këtë aktivitet si një dëshmi e ruajtjes së besës së të shkuarve, si dhe një nderim për myftiun e fundit të Shkodrës, deri në vitin e errët 1967.

Aktiviteti vijoi me referatin e mbajtur nga H. Fejzi Zaganjori, imam i xhamisë Rus, i cili hodhi dritë mbi jetën dhe kontributin e të nderuarit H. Xhemal Çanga. ” Me shumë emocion u ndoq momenti i akordimit të titullit: “Mirënjohja e Qytetit”, që iu dorëzua të bijës së Myftiut Hafiz Xhemal Çanga, nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Xhemal Bushati. ky aktivitet, që vjen në atmosferën e përkujtimit 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë në Shkodër, do të pasohet me aktivitete të shumta e të larmishme.

Artikulli paraprakQËLLOHET ME VEZË MAKINA E KRYEMINISTRIT RAMA
Artikulli tjetërSPECIALISTI SHIMA: PRODHIMET BUJQËSORE SEZON POZITIV