“Ende nuk kam thënë se ke do të votoj për kryetar të PS por në këtë parti duhet që të ketë zgjedhje”.

Kështu shprehet deputetja Mimoza Hafizi e cila sqaron më gjatë se pse ka vendosur të mbështesë deputetin Ben Blushi në kërkesën e tij. Deputetja Hafizi e quajti të papranueshme logjikën e kryetarit në detyrë të PS Edi Rama, njëkohësh kryeministër se kur votojnë 1 milion shqiptar s’ka nevojë të bëhen zgjedhje. Në lidhje me strukturimin e PS në Shkodër deputetja Hafizi pranoi se pretendimet janë të larta duke konfirmuar në një farë mënyrë debatet apo grupimet brenda socialistëve të Shkodrës. Një kritikë ka edhe për qeverisjen e vendit. Deputetja Hafizi deklaroi se në PS-në e Shkodrës është ende herët për të folur për zërat që janë apo jo në mbështetje të saj dhe deputetit Ben Blushi edhe pse vetë socialistët e Shkodrës e kanë të qartë se kush mund të jetë pro dhe kundër saj.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NE FRPD, BASHA NE SHKODER
Artikulli tjetërDITMIR BUSHATI: ZGJEDHJE KA PATUR DHE DO KETË NË PS