“Për herë të parë i gjithë biznesi në Shqipëri do të vihet në vijë të drejtë përpara ligjit”. Kështu e komenton deputetja e partisë socialiste Mimoza Hafizi aksionin që po ndërmerret në të gjithë vendin në luftën ndaj informalitetit.Deputetja Hafizi i përgjigjet edhe akuzave të opozitës se po ushtrohet terror.

Sa i përket investimeve për Shkodrën, me krijimin e bashkisë së re, ky qytet thotë deputetja e mazhorancës do jetë prioritet i qeverisë.Qeveria zotohet deputetja e PS-së nuk do të ndikohet nga drejtimi i Bashkisë Shkodër prej partisë demokratike dhe politikisht s’do të ketë pengesa.Deputetja e PS Mimoza Hafizi u shpreh gjithashtu se do të jetë më shumë prezentë në Shkodër dhe se vëmendja e qeverisë për këtë rajon do të jetë më e madhe.

Artikulli paraprakHUNGARI, VIJON TENSIONI MES REFUGJATËVE QË KËRKOJNË AZIL
Artikulli tjetërANTI KANABIS, ARRESTOHEN 4 PERSONA TË SË NJËJTËS FAMILJE