Deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi nuk e quan një process të vështirë riorganizmin e kësaj force politike në Shkodër. Deputetja Hafizi shprehet se procesi sapo ka nisur dhe socialistët shkodran po bëjnë një lloj verifikimi për të vijuar më pas deri në përzgjedhjen e kryetarit të ri të PS-së për Shkodrën.
Deputetja Hafizi shprehet se socialistët në Shkodër kanë shumë figura që mund të marrin drejtimin e kësaj force politike në të ardhmen.Duke folur edhe për ligjin e arsimit të lartë që presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi, deputetja Hafizi tha se ai ligj nëse miratohet nga parlamenti për të dytën herë do ketë një impakt shumë pozitiv.Deputetja Hafizi nuk preferoi që të komentojë politikisht mosdekretimin e ligjit për arsimin e lartë nga presidenti Nishani.