Votimi elektronik garanton votën e shqiptarëve por sipas deputetes Mimoza Hafizi, pjesë e partisë LIBRA qeveria aktuale dhe partia demokratike e kanë dështuar këtë proces për shkak se prej vitesh e gjysëm zvarrisin reformën zgjedhore.
Deputetja Hafizi shprehet se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit janë të rrezikuara nga manipulimi i votes. Një fokus partia më e re shqiptare LIBRA do ketë tek financimi i partive politike me shuma të cilat sipas deputetes Hafizi nuk janë të jusifikuara. Deklaratat e deputetes Hafizi u bënë në ditën e dytë të procesit të zgjedhjeve të para brenda kësaj force politike për kryetarin dhe 30 anëtarët e bëthamës të partisë LIBRA.