Miratimi i Reformës në Drejtësi nga parlamenti shqiptar është përshëndetur nga Komisioneri për Zgjerimin

, Johannes Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini. Në një postim në Twitter, Hahn shkruan se e mirëpret miratimin e kësaj reforme në mënyrë unanine, duke e konsideruar një hap të rëndëishëm për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Ndërsa Mogherini shprehet se, miratimi i reformës së gjyqësorit me konsensus është një tregues i lidershipit dhe përgjegjësisë. Përfaqësuesja e lartë e BE e konsideron këtë hap të Shqipërisë, si një prej lajmeve më të mira të javës nga Ballkani.

Artikulli paraprakBE: ZBATIMI I REFORMËS NË DREJTËSI TË NISË MENJËHERË
Artikulli tjetërPANDELI MAJKO: VOTIMI I REFORMËS, NJË TERAPI PËR FRIKËN NDAJ SAJ