I pranishëm në konferencën e Bashkimit Europian për lirinë e Medias në Ballkan, Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn tha se duhet të ecet përpara me lirinë e medias.
Ai u shpreh se garantimi i lirisë së medias është një kusht i panegociueshëm për Bashkimin Europian, për çdo vend që dëshiron të jetë pjesë e saj. “Dëshiroj të theksoj se liria e medias do të mbetet gjithnjë në thelb. Liria e medias është thelbësore për Bashkimin Europian dhe për pasojë është një kusht i pa panegociueshëm për BE, ndaj çdo vendi që dëshiron të bëhet pjesë e saj”.
Komisioneri u shpreh se politikanët duhet ta garantojnë këtë liri, ndërsa nga ana tjetër theksoi se vetë media duhet të jetë cilësore në raportim. Kritikat tha ai duhet të bazohen në fakte dhe argumente.