“Nuk do te kete liberalizim te vizave per qytetaret e Kosovës, pa përmbushur me pare kriteret e Bashkimit Europian, ratifikimin e marreveshjes se kufirit me Malin e Zi dhe pa luftuar korrupsionin”.

Kete e beri te qarte nga Prishtina Komisioneri per Zgjerimin, Johannes Hahn, qe vizitoi Kosoven dy dite pas publikimit te raportit te progresit. Ai u beri thirrje forcave politike te bejne progres me reformat. “Te gjithe duhet te punojnë bashke dhe te shfrytëzojnë kohen e mbetur te qeverise e parlamentit dhe te mos përqendroheni tek zgjedhjet e parakohshme. Polarizimi mes partive politike e ka penguar Kosovën te beje progres thelbesor me reformat. Nuk duhet te vazhdojmë me keto mundësi te humbura, por duhet te bëjmë përparim”. Hahn perseriti apelin qe parlamenti i Kosovës te ratifikoje marrëveshjen per kufirin, ndërsa Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin për të përmbushur të gjitha kriteret per lëvizjen e lire te qytetareve te Kosoves.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, RREBESHE NË GJITHË VENDIN. RREZIK PËR PËRMBYTJE
Artikulli tjetërSFIDA NDAJ IZRAELIT, 5 ARSYE PSE FITON SHQIPËRIA