Komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn, ka deklaruar se Unioni duhet të bëjë një “ristartim të procesit të zgjerimit, duke i bindur edhe vendet kandidate, edhe vendet anëtare, se integrimi europian i vendeve të rajonit është në interes të të dy palëve.

“2018-a është një vit kritik dhe një shans”, deklaroi Hahn gjatë një ligjërate në Fondacionin Greke të Politikës së jashtme-ELIAMEP.

Johannes Hahn, paralajmëroi se në shkurt në vitit të ardhshëm Komisioni Europian do të publikojë stretegjinë për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por nuk dha më shumë detaje. Ai tha vetëm se tash e tuje do t’i kushtohet rëndësi më e madhe cilësisë dhe jo cilësisë dhe kohës.

Hahn shtoi se “u shpjegoj liderëve me të cilët takohem se BE nuk është një arkë fiskale, por është dhe një sërë vlerash, respektimi i të cilave shpie në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin”. Sipas Hahn, është shumë e rëndësishme nisja e negociatave për anëtarësim dhe pastaj ky proces le të zgjasë aq sa kohë nevojitet”.

Duke iu refrrua Shqipërisë, komisioneri Hahn dhe se prioritet ka reformimi i administratës publike, me qëllim që të përgatitet për anëtarësimin në familjen europiane. “Prandaj fillojmë dhe mbarojmë me shtetin e të drejtës. Të fillojmë sa më shpejt, por të marrim aq sa kohë nevojitet për finalizimin. Prandaj dua të fillojnë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, theksoi komisioneri.

Johannes Hahn ishte më konkret në çështjen e Serbisë, duke theksuar se duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet me Kosovën. “Nuk mund të pranojmë anëtarë që të kenë probleme me fqinjët. Duhet të bindim qytetarët, shoqerinë se integrimi europian i rajonit është në interes të tyre, pasi anëtarësimi do ë duhet të ratifikohet nga parlamentet kombëtare dhe në disa vende të tjera me referendum. Si do të ftohen 22 vendet e BE-së që kanë njohur Kosovën, të votojnë për anëtarësimin e Serbisë, kur vetë kjo nuk e ka zgjidhur më parë problemin?”, shtroi pyetjen retorike komisioneri europian i zgjerimit.

Artikulli paraprakFUSHË KRUJË, TRENI PËRPLAS MAKINËN QË E DREJTONTE NJË SHOFERE
Artikulli tjetërTRE FSHATRA RREZIKOHEN TË PËRMBYTEN NË LEZHË, KËRKOHET NDIHMË