Ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së do të çmontojë kulturën e pandëshkueshmërisë”. Kështu deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
“Me ngritjen e SPAK tashmë ka filluar një kapitull i ri për rezultatet që presim për luftën kundër korrupsionit dhe unë mendoj se viti 2020 do të jetë një vit vendimtar për sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi. Në të gjitha politikat tona, rekomandimet e komisionit evropain dhe një sërë partnerëve të tjerë janë të mishëruara me objektiva dhe masa konkrete me qëllim zbatimin e tyre dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.
Strategjia antikorrupsion dhe plani i veprimit i cili koordinohet dhe monitorohet lidhur me zbatimi nga Ministri i Drejtësisë ka pasur një përmirësim jo vetëm në mënyrën e hartimit por edhe në zbatimin e tyre dhe arritjen e rezultateve te kërkuara.
Ministri i Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit koordinon 84 institucione, më specifikisht 61 bashki, 11 ministri dhe 12 institucione qendrore në luftën kundër korrupsionit” tha më tej ministrja.
Por kryetarja e Këshillit të Integrimit, Rudina Hajdari u shpreh korrupsioni është rritur. “Korrupsioni është rritur dhe ka ndikim shumë të madh ne politike”. Ndërkohë që kryetari i grupit të PS-së, Balla iu përgjigj duke i thënë se “Objektivi i Këshillit Kombëtar të Integrimit është adresimi cështjeve që lidhen me detyrat e shtëpisë.
Nuk e kam për zakon asnjëherë me kryetaren e Këshillit Kombëtar të replikoj, por sa i përket përcaktimit për korrupsionin të dhënat mund të gjenden lehtë do të thosha që krahasimi në aspektin analitik dhe profesional duhet bërë mes qeverive.
Korrupsionin askush nuk e lufton më mirë se gjyqësori. Nuk e fsheh dallimin që ka opozita parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen puna për të çuar para luftën kundër kriminalitetit opozita parlamentare na ka mbështetur” tha ai.