Komisariati nr 4 i Tiranës arrestoi rreth orës 3 të datës 8 shkurt, dy persona, pikërisht në momentin kur po pëpiqeshin t’i vidhnin makinën “Range Rover” një gruaje me iniciale Dh.T. 38 vjeçe.
Të arrestuarit janë: Flobenc Gega, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit” dhe Mehmet Dylgjeri , 30 vjeç, banues në Elbasan. Makina ishte e parkuar në rrugën “Vangjel Capo” kur ata po tentonin ta vidhnin dhe u kapën në flagrancë. Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : Një radio policie, dy palë doreza, një kapuë dhe një kapele, një shall, një kaëavidë, 2 telefona celularë, 1200 euro e 6000 lekë.
Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134/3 e 22 e 25 dhe 247 te Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Flobenc Gega dhe Mehmet Dylgjeri.