Hajdutët përdorin gomerë për të vjedhur Benz-in

Policia e Afrikës së Jugut është ndeshur me një rast krejt të zakonshëm në punën e saj, por që është krejt i ҫuditshëm për publikun. Në brigjet e Lumit Limpopo forcat policore afrikanojugore gjetën një makinë që ishte vjedhur nga një grup grabitësish të paidentifikuar. Hajdutët e kishin grabitur makinën nga një kompani qiradhënësë në Zimbabve. Ata kishin përdorur disa gomerë dhe një copë metali të rrafshët për të tërhequr më lehtë makinën e markës Mercedez Benz përgjatë lumit Limpopo që shëben si vijë kufitare midis Zimbabves dhe Afrikës së Jugut. Policia vendase beson se grabitësit e kanë përdorur këtë mënyrë për t’u mos ndjekur nga policia. Policia e Durbanit ka arrestuar një 28-vjeҫar që dyshohet si organizatori i kësaj vepre të paligjshme. Lumi Limpopo shfrytëzohet nga emigantët e paligjshëm për kapërcim të kufirit. Dhjetorin e kaluar një tjetër makinë u vodh në qytetin e Durbanit dhe makina u transportua në të njëjtin lum.

Artikulli paraprakNGJARJA TEK “KOMUNA E PARISIT”FLET DESHMITARI
Artikulli tjetërZYRTARE/ NEYMAR NËNSHKRUAN ME PARIS SAINT- GERMAIN