Një rast vjedhjeje e një protofoli ne qytetin e Fierit është zbardhur nga policia. Dhe është arrestuar autori i kësaj ngjarje nje 62 vjeçar banues në këtë qytet. Gjithashtu nga forcat e policisë është shpallaur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.
Në njoftimin e policisë thuhte se, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi i shtetasit:- Spiro Ziu, 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi:
Në lagjen “Apollonia”, Fier, ky shtetas në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër(për kapjen e të cilit po punohet) i kanë vjedhur portofolin me 30.000 lekë dhe disa dokumente shtetasit F.M, 59 vjeç, banues në Fier.
Materilet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.