Hajduti grabit një grua në ambientet e policisë.

Kemi dëgjuar për persona që arratisen nga komisariatet, por nuk kishin dëgjuar që dikush të vjedhë një qytetare brenda ambienteve të policisë. Kjo ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një i ri i ka grabitur çantë një gruaje që ndodhej në ambientet e pritjes në Komisariatin numër 3, thanë burime nga policia Burime nga uniformat blu në Tiranë thanë se është shpallur në kërkim 33-vjeçari me inicialet K. H., nga Tirana një ditë më parë në orën 11:30, në ambientet e sallës së pritjes së qytetarëve, në Komisariatin e Policisë numër 3, ka vjedhur çantën e një gruaja që ishte aty. Sipas burimeve në çantë ndodheshin 160 euro dhe 1 telefon të markës “Samsung”. Gruaja ka dhënë alarmin për grabitjen që i ishte bërë, por edhe pse ndodhej në ambientet e policisë, hajduti ka mundur që të largohet e tani është shpallur në kërkim. I kërkuari mësohet se ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Artikulli paraprakFAMILJES IU DOGJ KULLA POR SHTETI I VJEN NË NDIHMË
Artikulli tjetërREFUGJATËT NISIN KËRKESAT PËR AZIL NË SHQIPËRI