Një 31-vjeçar, banues në Patos, është arrestuar në flagrancë nga policia duke vjedhur në një qendër tregtare në Fier. Në pranga ka rënë shtetasi F.G.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në një qendër tregtare në Fier, dyshohet se ka vjedhur disa rroba por është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke tentuar të largohej” thotë policia.

Policia shton se i riu është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
-Në datë 04.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “Kryengritja”.

-Në datë 07.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “8 Shkurti”.

-Në datë 09.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në qytetin e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA FIRMOS ME JOHNATHAN HUDSON
Artikulli tjetërHETIMET PËR VRASJEN NË PLAZH, VEÇ SHERRIT TË ÇASTIT POLICIA PO HETON EDHE PËR TRAFIQE