Hajduti shqiptar , çmenduri në rrugët e Italisë

Natë plot aksion me protagonistë një shqiptar, mes komunave Arzignano dhe Montecchio Maggiore (Vicenza, Itali), ku një patrullë e karabinierëve ka përgjuar, falë sistemit “targa system” një “Volkswagen Touran” e vjedhur në 5 Maj në San Giovanni Lupatoto (Verona). Efektivët e kanë pikasur automjetin në zonën Costo di Arzignano, me tre persona në bord. Sapo panë karabinierët, drejtuesi i mjetit shtoi shpejtësinë duke lëvizur në drejtim të komunës Alte Ceccato. Dy makinat e karabinierëve u vunë pas “Volkswagen Touran”. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i “Volkswagen” u përpoq të nxjerrë nga rruga një nga makinat e efektivëve, duke krijuar kontakt në lëvizje. Pavarësisht kësaj, agjentët arritën të bllokonin “Touran” në sheshin “Europa” në Montecchio, ku tre të kërkuarit braktisën mjetin dhe ia mbathën në këmbë. Vetëm një prej tyre u arrestua nga policia. Ai është Ergen Biba, 21 vjeç, pa një vendbanim fiks në Itali dhe i njohur më parë nga forcat e rendit, raportojnë mediat lokale. Ergen Biba është arrestuar me akuzën e posedimit të makinës së vjedhur “Volkswagen Touran” dhe dy celularëve të gjetur në automjet. Celularët rezultuan gjithashtu të vjedhur në 5 Maj në Legnago (Verona). 21-vjeçari Biba akuzohet edhe për rezistencë ndaj efektivë dhe dëmtime të rënda ndaj makinës së tyre. Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur dy bashkëpunëtorët e Bibës, për të cilët nuk dihet ende nëse janë shqiptarë.

Artikulli paraprak6-7% E TË RINJVE NË SHQIPËRI PËRDORIN DROGË,BIE KËRKESA PËR ALKOOL E DUHAN
Artikulli tjetërKONGRESMENËT E SHBA TAKIM 60 MINUTA ME LULZIM BASHËN