Amortizimi tejet i renduar i rrjetit elektrik ne fshatrat Hajmel, Pistull, Dheu Lehte dhe Nenshat te Njesise Hajmel eshte kthyer ne nje problem shqetsues per komunitetin e asaj zone .

Prej vitesh, linjat jane te vendosura ne shtylla te drunjta, shumica te kalbura duke u kthyer keshtu ne nje rrezik potencial per banoret. Nder te tjera banoret shprehin revolte edhe ndaj faturave te kripura per energji te pakonsumuar.

Gjithashtu ata denoncojne faktin se matesat elektrike nuk vezhgohen nga faturistet dhe per pasoje ndodh dhe ky mbifaturim me shuma marramendese.

Nisur nga ankesat e banoreve Bashkia Vau Dejes i është drejtuar me një shkresë zyrtare OSHEE dhe Kryeministrit Rama per ti dhene zgjidhje njehere e mire ketyre problematikave që rendojne komunitetin e saj .

Artikulli paraprakBELTOJË, 30 VITE PA INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërISHULL LEZHE:GJENDET NJE PERSON I MBYTUR NE UJE