Hakerat iranianë kanë publikuar sot në Telegram të dhënat mbi patentat e qytetarëve shqiptarë. Në një postim në faqen HomeLandJustice, hakerat kanë shkruar qeveria nuk është e gatshme të paguajë çmimin për mbrojtjen e qytetarëve të saj.
“Është siguria e terroristëve më e rëndësishme për ju se sa ajo e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni në gjendje të paguani çmimin e sigurisë për qytetarët tuaj. Si ka mundësi që ju shpenzoni thesarin e shtetit për të mbrojtur dhe promovuar terroristët? A nënkupton kjo diçka tjetër veç korrupsionin qeveritar?”, shkruan hakerat.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur hakerat kanë publikuar të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Ata kanë bërë publikë numrat e telefonit, targat, pagat dhe së fundmi edhe bisedat në WhatsApp.