Hakerat serbë sulmojnë Ambasadën e Shqipërisë

“Hakerat serbë nga Kosova dhe Metohija”, kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter, të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Faqja e Ambasadës Shqiptare është sulmuar gjatë ditës së sotme duke vendosur fotografi me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raportojnë mediat në Kosovë. Në njoftimin e hakerave serbë përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”. Sulmi i tyre është thirrur “në mbrojtjen e miqve të tyre tradicional francez nga trajtimet shqiptare ndaj francezëve dhe ambasadave të tyre” si dhe për të mbrojtur institucionet franceze në sundimin e drejtësisë. Sulmi vjen pasi një ditë më parë një grup hakerësh të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Artikulli paraprakIU DOGJ SHTËPIA ,FAMILJA NË QIELL TË HAPUR, APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërSËRISH SULM TERRORIST ,SULMOHET NDERTESA E POLICISE