Hakerat sulmojnë Gjykatën e Apelit në Tiranë, ja mesazhi i tyre

Një grup hakerash të identifikuar me emrin “CyberHack Al” kanë sulmuar faqen online të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Pas sulmit, hakerat kanë lënë edhe një mesazh me anë të së cilit kundërshtojnë disa shtete si Greqia, Mali i Zi dhe të gjitha qeveritë që i konsiderojnë si “anti-shqiptare”. “Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Iliri dhe në jemi luftëtarët e botës”, thuhet në mesazhin e hakerave. Ndërkohë faqja gjykataeapelittirane.al vijon të jetë jashtë funksionit për shkak të hakerimit.

Artikulli paraprakREFUGJATËT NISIN KËRKESAT PËR AZIL NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSPANJË, ARRESTOHEN 61 ANËTARË TË MAFIAS GJEORGJIANE