Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh të një qytetari, i cili denoncon AKSH-in se nuk ka në Shqipëri serverat e saj. Sipas denoncimit në fjalë, dhe pse janë prokuruar 190 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, portali e-Albania u hakerua pak javë më parë dhe qytetarët nuk mund të kishin akses në shërbimet shtetërore.

Postimi i Berishës:

Denoncon AKSH-in se nuk ka servera në vend! I ka marrë me qira jashtë vendi, gjithçka si të mbushin xhepat. Të gjithë serverat e AKSH-it, përfshirë ato për e-Albania kanë qenë të gjithë në vende shumë të sigurta në Shqipëri. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Mgj Doktor. Te them nje gje te tmerrshme AKSHI nuk ka serverë por i ka me qera jashtë Shqipërisë. Krim

Te jap dhe një fakt si ka mundësi qe e-albania dhe kush ishte me te u bllokuan vetëm dhe tmerr 190 milion euro janë prokuruar nga AKSHI.

Te demonstroi AKSHI me prova ku janë serverat si janë kush i ruan

Artikulli paraprakDY MËNYRA PËR TË MBAJTUR NËN KONTROLL PRESIONIN E GJAKUT
Artikulli tjetërCILI ËSHTË SHTETI ME MË SHUMË ISHUJ NË BOTË?