Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako foli për situatën nga përmbytjet e orëve të fundit dhe dëmet e tërmetit.

Çako tha se megjithë reshjet e shumta dhe të mbingarkuara situata është në përmirësim dhe në menaxhim të plotë nga strukturat e emergjencave.

Përsa i përket dëmeve nga tërmeti Kreu i Emergjencave Civile mohoi direktivën për të zvogëluar ose tjetërsuar dëmet nga grupet e vlerësimit.

Haki Çako tha se shteti do të marrë përsipër të gjithë detyrimin financiar për të riparuar dhe kompensuar dëmet e tërmetit për familjet dëmtuara.

Sipas tij Durrësi është qyteti me dëmet më të shumta ndërsa në terren ndodhen 62 grupe inspektimi

Artikulli paraprakDHOMA E ARTË ME UJIN MË TË PASTËR NË BOTË
Artikulli tjetërTIRANË, FESTIVALI I FILMIT, DO SHFAQEN MBI 200 FILMA