Hakmerret për vrasjen e gruas dhe vendos pistoletën mbi varrin e saj
Dhimbja për humbjen e gruas së tij verën e vitit të kaluar, nuk e kishte lënë atë të qetë derisa më në fund mori hak ndaj vrasësit të saj. Po flasim për historinë e 34 vjeçares, Roberta Smargiassi, e cila humbi jetën në ditët e para të korrikut të kaluar, në një aksident rrugor, teksa udhëtonte me një motor skuter. Ajo ishte përplasur në një kryqëzim në Vasto, në provincën Chieti, Itali, nga një automjet tip Fiat Punto që drejtohej nga Italo D’Elisa, i cili nuk kishte respektuar semaforin e kuq. Pas përplasjes ai kishte përfunduar përballë një Renault Clio që ndodhej në korsinë e fundit, ndërsa Skuter ishte përplasur me semaforin dhe trupi i gruas ishte shtrirë në asfalt. Ishin kamerat e sigurisë së rrugës, ato që duhet të vërtetonin fajtorin e aksidentit, por në nëntor pas mbylljes së hetimeve, D’Elisa nuk u akuzua. Qytetarët protestuan për vënien e përgjegjësit të aksidentit para drejtësisë. Dhe për të vënë drejtësinë në vend, bashkëshorti i Roberta Smargiassi vendos të hakmerret. Këtë të mërkurë në Vasto, ai ka hyrë në një lokal në rrugën Perth, dhe ka qëlluar shkaktarin e aksidentit ku humbi jetën gruaja e tij, me 4 plumba pistolete. Policia e Vastos e kërkoi Fabio di Lello, atlet i San Salvo dhe Cupello, për disa orë me rradhë derisa gjeti një pistoletë të mbështjellë me një qese plastike mbi varrin e gruas së tij e cila ishte 34 vjeç kur vdiq në spital pas aksidentit. Sipas policisë, pas krimit mësohet se ai i kishte thënë një mikut të tij se kishte vrarë vrasësin e gruas së tij dhe se kishte shkuar në varreza për të përshëndetur Robertën.