KRYETARI I OPOZITËS TUR VIZITASH, NË VAU DEJËS, SHKODËR DHE POSTRRIBË. Kryetari I opozitës Lulzim Basha, ne kuadër te turit te tij ne te gjithë Shqipërinë ka vizituar gjate së shtunës Qarkun e Shkodrës. Fillimisht Basha është ndalur ne Bashkine Vau Dejës, ku është takuar me banore dhe drejtues te njësive vendore ne ketë zone duke u njohur me problematikat qe po hasin çdo dite qofte banoret e zonave te nenshkodrës
por edhe njësite e qeverisjeve vendore te cilët ne shume raste kane ngritur shqetesimin e tyre per mungesen e fondeve nga qeveria.Pas Vau Dejesit, kryetari I selise blu Basha, është ndalur ne Shkoder, por ndryshe nga heret e tjera ku eshte pritur me takime masive ne salla te mbyllura, kete here bash aka preferuar qe te takoje nje per nje qytetaret shkodrane. Ai ka pershkuar rrugen nga rrethrrotullimi prane Universitetit, deri ne lagjen Rus ne kembe ku eshte takuar me qytetare te Shkodres te cilet kane shprehur shqetesimet e tyre sa I takon papunesise por edhe rritjes se pritshme te cmimit te energjise elektrike. Basha pervec qytetareve eshte takuar edhe me biznesin e zone, kryesisht biznesin e vogel, ku ka marre shqetesimet e tregtareve per rritjen e taksave nga qeveria shqiptare. Gjate bisedes me ta, Basha ka premtuar qe opozita do te ngreje me force zerin per te zgjidhur hallet e qytetareve por edhe qe qeveria te mbaje premtimet e dhena gjate fushatave elektorale.