Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon sot në Kryeministri një takim në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, e vetmja sipas tij, që i jep zgjidhje halleve të qytetarëve.

I pari i qeverisë iu bëri thirrje edhe mësuesve që të përdorin portalin për të denoncuar ata drejtorë shkollash të korruptuar që kërkojnë para për një vend pune.

“Kemi drejtues shkollash të shkëlqyer por edhe të korruptuar e të paaftë që mund ti identifikojmë sëbashku. Janë një pjesë që duhen larguar një orë e më parë nga drejtimi i shkollave”

Pas thirrjes së tij, diskutimet vijuan me bërjen publike të rasteve të qytetarëve që kishin gjetur zgjidhje përmes portalit. Një prej tyre ishte Abaz Kojnozi të cilit nuk i ishin njohur 11 vite sigurime, kur punonte si agronom.

“11 vite punë nuk mu njohën nga sigurimet shoqërore. Isha i detyruar, kisha shumë besim tek qeveria. Më kthyen përgjigje shumë shpejt jam shumë i kënaqur, këtu shihet që ato që qeveria thotë bëhen realitet”

Sipas Ramës, platforma është e vetmja mënyrë që kanë qytetarët e thjeshtë për të gjetur mikun që të ndërhyn direkt tek ministri.

Platforma të gjen mikun edhe sikur të jesh në fund të botës, në pikën ku ke mbetur vetëm dhe askush nuk të kthen sytë, jo mik dosido por mik direkt ministrin,

titullarin më të lartë të institucionit përmes grave, burrave që punojnë për platformën, që janë më të pakorruptueshmit.

Artikulli paraprakBALLA PAS SEANCËS: NUK BESOJ SE BASHA DO TË VIJË NDONJËHERË, I KA FOBI KËTO GODINA
Artikulli tjetërLOJRAT E FATIT, RAMA PARALAMËRON PORTALET: HIQNI REKLAMAT, PO PUNOHET PËR MBYLLJEN TUAJ