31 tetori njihet botërisht si festa e Halloween.
Edhe pse jo një traditë e shqiptarëve, kjo festë është përhapur ndjeshëm në vitet e fundit në vendin tonë. Në bazë të kësaj feste janë zbukurimi, nëse mund të quhet i tillë, në mënyrën më të frikshme të mundshme. Edhe në Shkodër kohët e fundit po festohet data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave sipas gojëdhënave dhe legjendave që prej viteve 1745. Këtë të martë rrugët e qytetit kanë filluar të japin atmosferën e kësaj feste, sidomos prej fëmijëve, të cilët me maska dhe vizatime të frikshme kanë filluar të parët argëtimin.
Ndërkohë, kjo ditë është një mënyrë e mirë e bizneseve të ndryshme për të fituar me shitjen e maskave dhe materialeve të nevojshme për të. Shenja dalluese e Halloween është kungulli, dhe e ka prejardhjen në ShBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween. Festa pritet të kulmoj në orët e vona të natën, kohë kur merrë kuptimin e saj të vërtetë.