Komunitetet fetare në Shkodër mbështesin idenë e kryeministrit Edi Rama për të futur në shkollat e Shqipërisë lëndën e fesë.

Përfaqësuesi i myftnisë në Shkodër Arben Halluni thotë se këtë myftinia e ka kërkuar shpesh herë dhe është një borxh që shteti shqiptar i ka popullit të vet…. Futja e lëndës së fesë në shkolla thotë Halluni largon në të ardhmen rrezikun për radikalizmin në Shqipëri Halluni thotë se futja e lëndës së fesë në shkolla nuk cënon aspak laicitetin siç pretendojnë disa… Edhe Kisha Katolike e mbështet iniciativën e qeverisë për të përfshirë në shkolla lëndën e besimit fetar por nënvizojnë se mësuesit duhet të jenë të përgatitur. Në një reagim të publikuar thuhet se në Shqipëri kemi të bëjmë me një boshllëk në sistemin arsimor ndërkohë që në shumë vende europiane në shkolla jepet lënda e besimit fetar.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak5 VJET MORATORIUM, REAGON SHOQATA E GJUETARËVE
Artikulli tjetërMUÇA: KUSH NUK RESPEKTON SINJALISTIKËN GJOBITET RËNDË