Humbjet në rrjet për operatorin e shpërndarjes të energjisë elektrike në njësinë Shkodër janë në masën 37%, një shifër kjo që për OSHEE është përmirësuar.
Drejtori i OSHEE për njësinë Shkodër Andi Halluni dhe shefi i sektorit teknik Gjon Bala shprehen se zonat më problematike janë ish-komunat. Këto deklarata u bënë gjatë një investimi prej 30 milion lekësh të vjetra në njësinë e Bushat të bashkisë Vau Dejës për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike. Në ditët në vijim OSHEE pritet që të bëjë të tjera ndërhyrje në zona problematike për të siguruar shmangien e defekteve në rrjet.