Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nën kontrollin e Hamasit, ka deklaruar se numri i palestinezëve të vrarë në Gaza, për shkak të sulmeve izraelite, që nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka shkuar në 18,787.

Ndër të tjera, autoritetet palestineze bëjnë me dije se 50,897 palestinezë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, ka sqaruar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 179 palestinezë dhe se ka ende shumë viktima nën rrënoja.

Artikulli paraprakLËSHONTE RAPORTE MJEKËSORE FALSE, PUBLIKOHET MOMENTI I ARRESTIMIT TË MJEKUT TË AKADEMISË SË SIGURISË
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI KOVAÇEVSKI AKUZA OPOZITËS PËR DËSHTIMIN E HAPJES SË KAPITUJVE ME BE-NË