Në shkollën profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër u zhvilluan audicionet e Festivalit Teatror për të Rinj. Regjisor I shfaqjes që do të vihet në skenë është Vladimir Doda, I cili nuk ka humbur kohë për të nisur provat me të rinjtë. Ai tregon se ka punuar edhe më herët me nxënësit e kësaj shkolle, ndërsa shton se ndoshta mund të krijojë diçka të veçantë për performancën e të rinjve në mënyrë që përveç artit, shfaqja të përcjellë edhe një mesazh.
Pavarësisht se nxënësit kane një profil tjetër, lidhja me artin dhe kulturën përmes këtij festivali është shumë e rëndësishme, tregon drejtorja Merita Zeneli.
Në konkursin “Youth Theatre Festival” marrin pjesë 9 shkolla, ndërsa festivali pritet të fillojë brenda pak kohësh.