Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër ka mirëpritur 12 nxënës dhe 2 mësues nga shkolla “TehnoArt” në Beograd të Serbisë të cilët u bënë pjesë e një aktiviteti 1- javor për shkëmbimin e eksperiencave. Në përmbyllje të këtij shkëmbimi mësueset që drejtuan këtë program për të dyja shkollat tregojnë më tepër detaje.

Edhe nxënësit nga të dyja shkollat vlerësojnë pjesëmarrjen në trajnime dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë këtyre ditëve.

Në shtator të këtij viti nis cikli I dytë I shkëmbimit, ku 12 nxënës dhe 3 mësues do të vizitojnë shkollën “TehnoArt” për 1 javë. Programi është I financuar nga BE, Qeveria Gjermane dhe implementohet nga GIZ dhe RYCO.

Artikulli paraprakUKRAINASIT E TERRITOREVE TË ANEKSUARA NGA RUSIA, DO TË DËBOHEN NGA PUTIN NËSE REFUZOJNË TË MARRIN SHTETËSINË RUSE
Artikulli tjetërKUARTETI I HARQEVE “ILA 74” KONCERT NË SHKODËR