Për të tretin vit rradhazi, shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër ka përgatitur drekën e festave për fëmijët rezidentë në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë 6-16 vjeç dhe për Shtëpinë e Familjes në Shkodër.
Ky aktivitet u mbështet nga nxënësit e degëve Ekonomi, Hoteleri-Turizëm dhe Tekstil-Konfesion. Rovena Sekniçi dhe Erjona Puka, mësuese përgjegjëse për kabinetin e kuzhinës shprehen se ky aktivitet është ndër më të veçantët që organizon kjo shkollë.
Ky aktivitet zhvillohet çdo dhjetor më rastin e festave të fundivitit. Në fund të drekës, nxënësit e degës Tekstil-Konfesion i dhuruan fëmijëve rezidentë në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër rroba dhe dhurata të ndryshme me rastin e festave të fundvitit.