Kur kanë nisur përgatitjet nga bizneset për sezonin turistik veror, pas nuk mbeten as shkollat profesionale të cilat ofrojnë kontigjentin e duhur, kryesisht në sektorin e hoteleri – turizmit. E tillë është edhe shkolla e mesme “Hamdi Bushati” ku çdo vit, nxënësit e kësaj shkolle punësohen nga bizneset në Velipojë, duke iu siguruar atyre punësim të menjëhershëm dhe pavarësi financiare ndërkohë që ende vijojnë studimet. Mësuesja Stesi Laçja tregon se bashkëpunimi me bizneset është tejet i rëndësishëm për këta nxënës.
Në muajin prill do të hapet edhe pika “Info Point” ku shkolla do të promovojë drejtimet që ofrohen për nxënësit e klasave të nënta.
Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” prej vitesh ka dhënë një kontribut të madh në formimin profesional të të rinjve, duke i integruar ata në tregun e punës menjëherë sapo diplomohen, por jo vetëm