Te Shqipëria besojnë shumë tek ecuria pozitive në Europian, edhe pse shorti nuk të jep shumë mundësi për të qenë optimist, ku në Gjermani, kuqezinjtë e Sylvinhos do të gjejnë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Zv/trajneri i Kombëtares, shkodrani Hamdi Salihi, në një intervistë për “Star Plus”, duket entuziast.

Salihi flet edhe për sfidën e parë Shqipëri-Itali, që sipas tij është më e veçantë, duke ditur edhe lidhjet mes dy shteteve ndër vite.

Megjithatë, a do të ketë dhimbje koke për Sylvinhon, për të bërë listën e Europianit?
Salihi flet edhe për çështjen e shumë përfolur të Armando Brojës, ku sqaron të vërtetën.

Ish-sulmuesi shkodran e ka një peng në karrierën e tij, që nuk ishte pjesë e Kombëtares në EURO 2016.

I pyetur me sa pikë mund ta mbyllim grupin, Salihi tha se kjo Kombëtare mund t’i marrë pikë çdo lloj ekipi.

Hamdi Salihi është aktualisht pjesë e stafit teknik të kuqezinjve si zv/trajner, teksa më parë si sulmues i Kombëtares ka arritur të shënojë 11-gola.

Artikulli paraprakPËRKEQËSOHET SITUATA NË URËN E ZOGUT
Artikulli tjetër323 RASTË TË DHUNËS NË FAMILJE