Biblioteka e publike e Shkodrës “Marin Barleti” ka organizuar një veprimtari shkencore për veprën letrare të shkrimtarit shkodran Hamid Gjylbegu. Drejtori i bibliotekës Maxhid Cungu u shpreh se për vite të tërë vepra letrare e Gjylbegut qëndroi në hije nga regjimi monist ndaj edhe në ditët e sotme kërkohet që publiku i gjërë të njihet më shumë me këtë shkrimtar….

 

Poeti Arjan Leka, një njohës i veprës letrare të Hamid Gjylbegut tha se ky shkrimtar është një autor i rëndësishëm për krejt kulturën shqiptare dhe kjo veprimtari shkencore kushtuar atij është një dialog i hapur për veprën letraredhe figurën e tij…..

 

Hamid Gjylbegu me profesion ka qenë një ushtarak që lindi në Shkodër në vitin 1887 ndërsa përveç jetës ushtarake iu kushtua edhe veprimtarisë letrare duke botuar vjersha lirike, filozofike, për fëmijë, përkthime dhe folklor. Botimet e Gjylbegut u ndaluan gjatë komunizmit pas vitit 1948 ndërsa dha një kontribut në çështjet kombëtare për mbrojtjen e Kosovës, Kongresin e Lushnjes, Luftën e Koplikut ndërsa kundërshtoi diktaturën për ndalimin e fesë. Vitet e fundit i kaloi në Elbasan tek vajza e tij ndërsa në vitin 1979 ndërroi jetë duke lënë pas vepra që pasurojnë letërsinë shqiptare.

 

Artikulli paraprakMBROJTJA E LAHUTËS, TAKOHEN 12 LAHUTARËT SHQIPFOLËS
Artikulli tjetërCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 44 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT