Këshilli i Qarkut Shkodër i ka dhënë titullin “Nderi i Qarkut Shkodër” veprimtarit dhe ushtarakut Hamza Kuçi pas vdekjes.
Fillimisht historian Bajram Xhafa tha se një figurë e tillë e Shkodrës duhej të nderohej edhe në rang kombëtar ndërsa lëshoi disa kritika për mënyrën se si shihet historia në Shqipëri.
Nënkryetari i këshillit të qarkut Shkodër Maxhid Cungu i dorëzoi titullin “Nderi i Qarkut Shkodër” familjarëve të Hamza Kuçit .
Hamza Kuçi është një aktivist në vitet e Pavarësisë duke dhënë një kontribut por pavarësisht kësaj për shumë vite është një nga figurat e lëna në harresë.