Gjatë 9 ditëve të para të këtij viti përmes pikës doganore të Hanit të Hotit kanë hyrë 5215 udhëtarë dhe 2222 automjete, ndërsa kanë dalë jashtë vendit 6700 shtetas, ku janë regjistruar 2481 automjete.
Numri më i lartë i lëvizjeve ka qene në ditët e para të vitit, kur një pjesë e madhe e emigrantëve u kthyen drejt vendeve të Evropës. Përsa u përket hyrje-daljeve të shtetasve të huaj nurmi I tyre është 3703 në hyrje, ku janë regjistruar edhe 1594 automjete, ndërsa kanë dalë nga vendi ynë 4204 shtetas të huaj me 1878 automjete. Ajo që bie në sy gjatë këtyre 9 ditëve të para është numri tejet I ulët I lëvizjeve të mallrave.
Gjatë 9 ditëve të para kanë hyrë 13 kamionë të kompanive shqiptare, ndërsa kanë dalë nga vendi ynë vetëm 12 të tillë. Përsa I përket lëvizjes së m allrave nga vendet fqinje, në këtë doganë janë regjistruar 17 kamionë që kanë hyrë dhe 18 të tillë që kanë dale. Lëvizjet e pakta gjatë këtyre ditëve janë të lidhura ngushtë edhe me ngricat që kanë përfshirë gjithë rajonin.
HYRJE SHTETAS SHQIPTARË: 5215
DALJE SHTETAS SHQIPTARË: 6700
HYRJE SHTETAS TË HUAJ: 3703
DALJE SHTETAS TË HUAJ:4204
AUTOMJETE TË TRANSPORTIT TË MALLRAVE:
HYRJE NË SHQIPËRI: 30
DALJE NGA SHQIPËRIA: 30