Pavaresisht se ka arritur te fitoje ndaj Elbasanit, ajo nuk i ka mjaftuar Vllaznine te shpallet kampione e Shqiperise ne hendboll per sezonin 2017-2018. Ndeshja e zhvilluar pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka perfunduar me fitoren 30-29 ne favor te Vllaznise.
Por kjo fitore nuk i ka mjaftuar ekipit shkodran per t’u shpallur kampion sepse ndonese kane qene me pike te barabarta me Elbasanin, por eshte ndeshkuar nga rezultatet e ndeshjeve direkte ne mes tyre.
Ne fund te ndeshjes eshte zhvilluar ceremonia e dorezimit te kupes per ekipin e Elbasanit qe kesisoj eshte shpallur kampion per kete sezon. Nderkohe, kapiteni i Vllaznise Ardit Qiellza ka marr diplomen e vendit te dyte per ekipin e tij.
Pavaresisht kesaj, ekipi shkodran ka marre duartrokitjet e publikut dhe pergezimet per paraqitjen e shkelqyer ne kete kampionat.