BLUTË E SHKODRËS BËJNË ME DIJE SE KETO SHTETAS PO KALONIN ILEGALISHT NË MALIN E ZI. Policia e kufirit dhe migracionit në bashkëpunim me atë të rendit, kanë arrestuar ne doganen e hanit te hotit ne rrethin e malesise se madhe 53 shtetas, te huaj te cilet po tentonin te kalonin ilegalisht kufirin mes shqiperise dhe malit te zi. Sipas burimeve te policise se shkodres behet me dije se shtetasit e arrestuar jane nga siria, ku kane hyre ne token shqiptare nepermjet pikes se kalimit kufitar te kakavijes ne gjirokaster, dhe kane synuar qe te shkojne drejt vendeve te europes nepermjet kalimit tranzit ne malin e zi.
Siç bëjnë të ditur dhe burime policore, shtetasit sirianë kane qenë duke udhëtuar me një automjet i cili drejtohej nga persona ende te paidentifikuar . Operacioni per arrestimin e ketyre shteasve ka nisur qe ne oret e para te mengjesit te se henes pas informacioneve te marra ne rruge operative, te cilet kishin informacion se keto shtetas do te kalonin nepermjet doganes se hanit te hotit ne drejtim te malit te zi. Policia e shkodres vijon hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje pasi dyshohet se ka edhe shtetas shqiptare te perfshire ne kete trafik nderkombetar te kalimit te paligjshem te kufirit –