ZAGANJORI: ZGJIDH PËRFUNDIMISHT PROBLEMET E VONESAVE NË PIKËN KUFITARE. Në pikën kufitare të hanit të Hotit në shtator të këtij viti pritet të nisin punimet për ndërtimin e një autoporti nga më të mëdhenjtë në Ballkan, një bashkëfinancim ky i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.

Ardian Zaganjori, koordinator i qendrës së kordinimit dhe bashkëpunimit policor mori pjesë në një takim të përbashkët ku u diskutua pjesa teknike e projektit. Tashmë shpejtësia për ç’doganimin e kamionëve në pikën kufitare të Hanit të Hotit pas ndërtimit të autoportit do të jetë tejet efektive. Ndertimi i autoportit të një prej pikës kufitare më të rëndësishme mes Shqipërisë e Malit të Zi i jep zgjidhje perfundimtare problemeve të deritanishme duke e kthyer kështu në një terminal modern.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/_oXqGKIfdr8?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMicrosoft do ta shuajë Internet Explorer
Artikulli tjetërTAKIM PËR BANORËT QË NDALOHEN TË ECIN NË HEKURUDHË