ShkodërGoditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike. Sekuestrohet 6.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Mariuane, në Pikën Kufitare Hani i Hotit. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e policisë të Kufirit të Gjelbër, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, ku u arrit që: Më datë 03.03.2017, në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur Lapidari Ushtarit, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: * 6 pako ku në total me një sasi prej 6.5 kg lëndë narkotike e llojit Mariuane Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 1 i Kodit Penal