Në qytetin e Shkodrës ka hapur dyert Poliklinika e Specialiteteve, një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, vizituan Poliklinikën e Specialiteteve, e cila tashmë ka ambiente të transformuara, kushte moderne dhe është e pajisur me aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200 mijë banorë.

Ministrja Koçiu tha se “Poliklinika e Specialiteteve është ndërtuar sërish nga e para jo vetëm me pajisje, por edhe infrastrukturë. Është tërësisht e rehabilituar, zgjeron kabinetet e shërbimeve nga 14 shërbime që ofroheshin aktualisht jemi në 22 shërbime”.

Me një sipërfaqe prej 1300 m² dhe vlerë totale prej 120 milionë lekë të reja, poliklinika ofron specialitete të reja si kirurgjia, ortopedia, infektiv, toksikologjia, obstetri-gjinekologjia dhe pediatria, fizioterapia, si dhe kabinetet moderne për imazheri, radioogragi, ekografi, mamografia dhe ORL.

Ky investim garanton kujdes shëndetësor të standardeve të larta për Shkodrën dhe zonat përreth.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/583354681337152/?__cft__[0]=AZX9hqt-llxnkFL8M6OskypSOtGvyJKL_icItUtI9LnQZivEN_AYiZFnXR_sw5a0j__6UrwgnjoVE3eiu-C5QkZRjXmVG5n_YLniq9dQF2ggFWyBXvS0wXN8fz07uzuJdBqo6GYbCzpHB1HCVr2jWURb3_26TUEDyEkcATYWyfQ6OSjDTl3ef83uALRk_n4quSKuh8veMULJT5wvagmZVlZY&__tn__=%2CO%2CP-R

Artikulli paraprakFUTSALL, VLLAZNIA FITON NDESHJEN E DYTË
Artikulli tjetërSHKAKTOI AKSIDENTIN ME VDEKJE NË AKSIN LEZHË- MILOT, ARRESTOHET 60-VJEÇARJA